Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeIshte në kërkim ndërkombëtar për drogë nga Australia, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari...

Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë nga Australia, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari shqiptarSinjali

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar në Tiranë, një 44 vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë nga shteti Australian, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur më këtë rast, Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar në Australi, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë, 44-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin K. H., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia e Shtetit në Shqipëri.

Ndërsa, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për dorëzimin  e 44-vjeçarit.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT