Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd dhe qëndrimin e tij në raport me Kosovën.
Përmes një reagimi, Bosch ka thënë se shpreson që, njësoj si në rastin e Serbisë, Bashkimi Evropian t’ia bëjë Ukrainës njohjen e Kosovës kusht për anëtarësim.
“Zelenskyy në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiqin. A duket se dëshiron të mësojë se si të eliminojë kundërshtarët politikë në vend? Vuçiq e falënderon atë që nuk e ka njohur Kosovën! Shpresoj që BE-ja, njësoj siç ka bërë me vetë Serbinë, ta bëjë njohjen e Kosovës kusht për anëtarësim. Dhe së fundmi, sipas raportimeve të mediave, ata diskutuan edhe për prodhimin e përbashkët të dronëve. Ukraina po fillon të bëhet kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin në përgjithësi. Është koha që #EEAS t’i kërkojë Zelenskyyt të shpjegojë se çfarë po bën!”, ka shkruar Bosch.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


