Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur, derisa Shtetet e Bashkuara të heqin bllokadën ndaj porteve iraniane.
Sipas autoriteteve iraniane, masat amerikane përbëjnë shkelje të armëpushimit dhe kanë paralajmëruar se çdo anije që afrohet në zonë mund të jetë objekt sulmi.
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, u hap shkurtimisht të premten, por situata u përshkallëzua sërish pas deklaratave të ndërsjella mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit: Paralajmëron përshkallëzim deri në heqjen e bllokadës amerikane appeared first on Sinjali.


