Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeIrani kërcënon me bllokimin e Hormuzit: “Asnjë pikë nafte nuk do të...

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit: “Asnjë pikë nafte nuk do të kalojë”

Irani ka kërcënuar se do të ndalojë plotësisht kalimin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, nëse vendet fqinje i bashkohen asaj që Teherani e quan “lufta ekonomike” e Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, deklaroi se Teherani do të “neutralizojë luftën ekonomike” të Uashingtonit dhe paralajmëroi për pasoja ndaj vendeve që mbështesin masat amerikane.

“Amerika është futur në një qoshe. Ose do t’i respektojë zotimet e saj, ose do të përpiqet të dalë prej saj, gjë që do ta përkeqësojë situatën”, tha Rezaei gjatë një paraqitjeje televizive të shtunën.

Ai paralajmëroi se nëse vendet e rajonit i bashkohen presionit ekonomik ndaj Iranit, Teherani mund të bllokojë tërësisht eksportet e naftës përmes Gjirit Persik.

“Nëse ndërmarrin një veprim të tillë, nuk do të lejojmë që asnjë pikë nafte të kalojë. Nafta nuk do të dalë as përmes Ngushticës së Hormuzit dhe as përmes Gjirit Persik”, deklaroi ai, shkruan CNN.

Irani ndërkohë po lejon kalimin e disa cisternave irakiane përmes Hormuzit, duke aplikuar qasje selektive në një prej rrugëve më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë.

Rezaei pretendoi gjithashtu se Irani ka arritur të transportojë dhjetëra miliona fuçi nafte gjatë muajve të fundit, pavarësisht presionit dhe kufizimeve amerikane.

Tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit mbeten të larta, ndërsa Teherani ka deklaruar se ajo nuk do të rihapet plotësisht derisa SHBA-ja të përmbushë zotimet që Irani thotë se janë marrë në marrëveshjet mes dy vendeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT