Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeIrani arreston pesë persona të dyshuar për spiunazh për Izraelin

Irani arreston pesë persona të dyshuar për spiunazh për Izraelin

Autoritetet iraniane njoftuan arrestimin e pesë personave të dyshuar për spiunazh në favor të Izraelit.

Arrestimet u kryen në provincën e Azerbajxhani Perëndimor dhe u realizuan nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.

Mediat shtetërore iraniane thanë se personat e arrestuar akuzohen për mbledhje informacioni dhe aktivitete të tjera që dyshohet se përfitojnë shërbimet izraelite të inteligjencës.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për identitetin e tyre ose për mënyrën se si u zbuluan aktivitetet e dyshuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT