Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeIPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Mitrovicën e Veriut, dyshohen për...

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Mitrovicën e Veriut, dyshohen për keqtrajtim gjatë detyrës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sipas njoftimit të IPK-së, të publikuar më 18 gusht 2026, rekomandimi për suspendim është bërë pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në kuadër të një hetimi paraprak lidhur me veprimet policore gjatë një operacioni të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.

IPK-ja kishte nisur hetimet sipas detyrës zyrtare, bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të 11 gushtit 2026, lidhur me pretendimet e qytetarit me inicialet N. R. ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.

“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, IPK i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut”, thuhet në njoftim.

Sipas IPK-së, dy zyrtarët dyshohen se janë të përfshirë në rastin që po hetohet për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT