Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajmeInteri nuk heq dorë, synon yllin e Liverpoolit

Interi nuk heq dorë, synon yllin e Liverpoolit

Interesimi i Interit për Jones është i vazhdueshëm që nga muaji maj, ndërsa drejtuesit e klubit besojnë se marrëveshja me Liverpoolin mund të arrihet për rreth 35 milionë euro.

Megjithatë, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re zyrtare, pasi vendimi përfundimtar lidhet me largimin e mesfushorit Davide Frattesi. Nëse transferimi i Frattesit finalizohet, Interi pritet të rikthehet fuqishëm në garë për Jones.

Klubi italian synon ta mbyllë marrëveshjen para përfundimit të afatit kalimtar.

Ndërkohë, Interi është pranë transferimit të një tjetër futbollisti anglez, Djed Spence nga Tottenham Hotspur, i cili pritet të zëvendësojë Denzel Dumfries.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT