Kosova ende pa institucione pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa bisedimet mes liderëve politikë nuk kanë sjellë ende marrëveshje konkrete.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se shpreson për një marrëveshje, duke shtuar se pritshmëritë i ka te LDK-ja.
Ai deklaroi se PDK-ja vazhdon me qëndrimet e mëparshme, ndërsa për AAK-në tha se ka paraqitur kushtet për bashkëpunim.


