Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeInspektorati urdhëron rrëzimin e një objekti në Lipjan, qytetarët refuzojnë lirimin e...

Inspektorati urdhëron rrëzimin e një objekti në Lipjan, qytetarët refuzojnë lirimin e tij

Inspektorati Komunal i Lipjanit, ka dalë sot në qendër të qytetit, ku pritet të realizohet rrënimi i një objekti.

Sipas informacioneve të Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes, në objekt ndodhen ende disa qytetarë, të cilët po refuzojnë ta lirojnë hapësirën, pavarësisht prezencës së Policisë.

Ende nuk dihet nëse qytetarët do të largohen vullnetarisht apo nëse autoritetet do të ndërmarrin masa të tjera për zbatimin e vendimit për rrënimin e objektit.

Klankosova.tv do të sjellë përditësime të reja sapo të ketë informacione zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT