Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeIndonezia dënon me burgim tiktokeren pse i "tha Jezusit t’i priste flokët"Sinjali

Indonezia dënon me burgim tiktokeren pse i “tha Jezusit t’i priste flokët”Sinjali

Një TikTokere indoneziane është dënuar me pothuajse tre vjet burg pasi thuhet se ka ‘folur’ me një foto të Jezusit në celularin e saj dhe i ka thënë t’i priste flokët, raporton televizioni britanik, BBC.

Ratu Thalisa, një grua transgjinore myslimane me më shumë se 442 mijë TikToku, ishte “live” dhe po i përgjigjej një komenti që i thoshte të priste flokët për t’u dukur më burrë.

Të hënën, një gjykatë në Medan në Sumatra e ka shpallur Thalisan fajtore për përhapje të urrejtjes sipas ligjit të diskutueshëm për gjuhën e urrejtjes në internet dhe e dënoi me dy vjet e 10 muaj burgim.

Gjykata vlerëson se komentet e saj mund të prishin “rendin publik” dhe “harmoninë fetare” në shoqëri dhe e ka akuzuar për blasfemi.

Vendimi i gjykatës u mor pasi grupe të shumta të krishtera paraqitën ankesa në polici kundër Thalisas për blasfemi.

Verdikti është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë “Amnesty Internationalin”, që e ka përshkruar si “një sulm tronditës ndaj lirisë së shprehjes së Ratu Thalisas” dhe ka bërë thirrje për anulim të vendimit.

“Autoritetet indoneziane nuk duhet të përdorin ligjin e vendit për Informacionin dhe Transaksionet Elektronike (EIT) që të ndëshkojnë njerëzit për komentet në mediat sociale”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i “Amnesty International” për Indonezinë, Usman Hamid. “Ndërsa Indonezia duhet të ndalojë mbrojtjen e urrejtjes fetare që përbën nxitje për diskriminim, armiqësi ose dhunë, akti i të folurit i Ratu Thalisa nuk e prek atë prag”.

Hamid u bëri thirrje autoriteteve indoneziane ta rrëzojnë dënimin dhe të sigurojnë lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të Thalisas.

Ai gjithashtu u kërkoi atyre që të shfuqizojnë ose të bëjnë rishikime thelbësore të atyre që i përshkroi si “dispozita problematike” në Ligjin për EIT – domethënë, ato që kriminalizojnë imoralitetin e pretenduar, shpifjen dhe gjuhën e urrejtjes.

I miratuar për herë të parë në 2008 dhe i ndryshuar në 2016 për adresimin e shpifjes në internet, ligji EIT u hartua për mbrojtjen e të drejtave të individëve në hapësirat online.

Megjithatë, është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave, grupet e shtypit dhe ekspertët ligjorë, të cilët prej kohësh kanë ngritur shqetësime rreth kërcënimit të mundshëm të ligjit për lirinë e shprehjes.

Të paktën 560 persona u akuzuan për shkelje të supozuara të ligjit EIT gjatë ushtrimit të lirisë së tyre të shprehjes midis viteve 2019 dhe 2024, dhe 421 syresh u dënuan, sipas të dhënave nga “Amnesty International”.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT