Një person ka përfunduar në spitalin e Pejës pasi dyshohet se u rrah me një mjet të fortë.
Lidhur me rastin u deklarua për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 12:26, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se janë duke trajtuar një person të lënduar. Sulmi dyshohet të jetë bërë me një mjet të fortë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas do të dhurojë deklaratën mbi rastin” deklaroi Gashi.
“Viktima pas trajtimit mjekësor ka ardhur në stacionin policor për t’ u intervistuar. Tutje do ta kuptojmë se çka ka ndodhur dhe sa persona janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin hetimet kanë filluar”, theksoi ai për Klankosova.tv.


