Pritje të gjata janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa më e ngarkuara aktualisht është pika kufitare në Jarinjë.
Sipas të dhënave të fundit, në Jarinjë pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 15–20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra.
Në Merdarë, pritjet për hyrje janë 10–15 minuta, me kolonë të automjeteve deri në 100 metra. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë 5–10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe në shumicën e tyre lëvizja bëhet pa vonesa të theksuara.
Sipas të dhënave, në dalje nga Kosova nuk raportohet për pritje të konsiderueshme në pikat kufitare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


