Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeIncident me armë zjarri në Junik, një person mbetet i lënduar (VIDEO)

Incident me armë zjarri në Junik, një person mbetet i lënduar (VIDEO)

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmë në Junik ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Korrespodenti nga Peja, Valdrin Daci në emisionin “Ora 7” tha se rasti dyshohet të jetë vetplagosje, raporton klankosova.tv.

“Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një incident me armë dhe policia është njoftuar nga QKMF në Junik, sipas policisë ata janë njoftuar se një person po trajtohet në QKMF dhe dyshohet se është plagosur me armë zjarri. I lënduari është dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe më pas për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK, ndërsa policia në vendin ku ka ndodhur ngjarja ka parë dhe ka sekuestruar një AK-47 me dy karikatorë dhe 51 fishekë si dhe një gëzhojë të shkrepur që dyshohet që me të cilën është vetplagosur i dyshuari. Policia tha se po heton rastin që dyshohet të jetë vetplagosje”, tha Daci.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT