Sunday, June 21, 2026
spot_img
HomeLajmeIncident gjatë protestës në Tiranë, hiqet flamuri i Izraelit nga ambasada

Incident gjatë protestës në Tiranë, hiqet flamuri i Izraelit nga ambasada

Një incident është regjistruar gjatë protestës së mbajtur në Tiranë, ku një person i maskuar ka hequr flamurin e vendosur në Ambasadën e Izraelit.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin kur flamuri largohet nga godina diplomatike, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga autoritetet shqiptare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka dënuar aktin, duke theksuar se veprime të tilla nuk përfaqësojnë të drejtën demokratike për protestë dhe bien ndesh me parimet e respektit dhe bashkëjetesës.

Sipas ministrisë, përdhosja e simboleve shtetërore dhe aktet që nxisin urrejtje apo intolerancë janë të papranueshme dhe nuk përputhen me vlerat demokratike që promovon Shqipëria.

Autoritetet pritet të shqyrtojnë rrethanat e incidentit dhe të ndërmarrin veprimet përkatëse lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT