Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeIlahisti Egzon Ibrahimi flet për Klan Kosova, e mohon se ia refuzuan...

Ilahisti Egzon Ibrahimi flet për Klan Kosova, e mohon se ia refuzuan hyrjen në ShBA!

Ilahisti i njohur, Egzon Ibrahimi, është deklaruar për Klankosova.tv pas raportimeve se i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.

Hafizi kosovar ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për refuzim, por për një kontroll rutinë të vizës dhe pasaportës, që është totalisht normale.

Ai tha se ka vizë 5-vjeçare për Shtetet e Bashkaura të Amerikës, por megjithatë shtoi se aktualisht është duke pritur sqarime nga ambasada amerikane lidhur me procedurat në fjalë.

“Nuk ka ndodhur një gjë e tillë, thjesht ishte një kontrollim i vizës dhe i pasaportës. Unë aktualisht kam vizë për pesë vite në SHBA. Ishte thjesht një kontrollim i vizës dhe një komunikim me Ambasadën e Amerikës. Tani jam në Stamboll dhe momentalisht jam duke pritur se çka po më thotë ambasada, nuk bëhet fjalë për një refuzim të vizës”, ka deklaruar Ibrahimi për Klankosova.tv. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT