Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeIa dëmtoi veturën e babait, arratiset djali nga Malisheva

Ia dëmtoi veturën e babait, arratiset djali nga Malisheva

Një rast i dhunës dhe dëmtimit të pasurisë është raportuar mbrëmjen e 18 gushtit në Malishevë.

Sipas policisë, rasti ndodhi rreth orës 22:00, një person i dyshuar, me inicialet M/K, dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike dhe më pas ka dëmtuar veturën e babait të tij.

I dyshuari nuk është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në arrati, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT