Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e një gruaje, ndaj së cilës kishte urdhër mbrojtës, dhe ka kanosur babain e saj.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull shqiptar dhe banor i Maqedonisë së Veriut, kishte shkuar në shtëpinë e viktimës pavarësisht se ndaj saj kishte urdhër mbrojtës, ndërsa kishte kërcenuar babain e saj, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
I dyshuari mashkull shqiptar banor i Maqedonisë së Veriut për të cilin ka urdhër mbrojtës kishte shkuar te shtëpia e viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur babain e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


