Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajme“I pastron WC-të e na shet patriotizëm”, Arifi sqaron deklaratën: S’e kisha...

“I pastron WC-të e na shet patriotizëm”, Arifi sqaron deklaratën: S’e kisha me diasporën, por me individin (VIDEO)

Një deklaratë e ish-ambasadorit Avni Arifi, në emisionin Kosova Today bëri bujë dhe u diskutua goxha në opinion.

Arifi sonte në Rubikon të Klan Kosovës sqaroi domethënien e kësaj deklarate.

Ai tha se kjo nuk kishte të bënte me diasporën, por me individin.

“Mas pari aty u pa që nuk i kam thënë diasporës ju diaspora lani WC, por ti. Sepse mua më bëri përshtypje që askush nuk e pa që akuza që unë i kqyri interesat e mi kundër interesave të kombit nuk qenka akuzë, dhe a unë se çka i thashë atij se po i pastron WC-të e po vjen këtu e po na shet patriotizëm, po qenka”, deklaroi Arifi në Klan Kosova.

Para disa ditësh pati një debat të ashpër mes tij dhe analistit Zejnullah Jakupi i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Ish-diplomati iu drejtua Jakupit se edhe ai është shtetas holandez, por megjithatë ka vendosur të vie dhe të jetonte në Kosovë.

“Kam thënë po vij te varri babës e nanës tem, jo me i pastru toaletin e gjermanit e me i shitë mend kosovarëve se qysh duhet me jetu”, i pati thënë Arifi live në emision.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT