Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeI kërkuari për “Detyrim” bie në duart e Policisë – ishte dënuar...

I kërkuari për “Detyrim” bie në duart e Policisë – ishte dënuar me tre vjet burg

Një person i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg është vetdorëzuar në institucionin korrektues, pasi policia kishte identifikuar lokacionin e tij dhe kishte ndërmarrë veprime operativo-hetimore për arrestimin e tij.

Siç njoftoi Policia, bëhet fjalë për G.Sh., 55-vjeçar nga fshati Shpenadi i Komunës së Prizrenit, i cili ishte i dënuar me 3 vite burgim për veprën penale “Detyrim”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Rasti është trajtuar nga njësiti i urdhëresave pranë Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatave 2025”. Pasi është formuar grupi punues (Task Forca), policia ka zhvilluar disa aksione për ta lokalizuar personin e kërkuar dhe pas tentativave të njëpasnjëshme, është arritur të identifikohet vendndodhja e tij.

Sipas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, G.Sh. ishte në kërkim për t’iu nënshtruar vuajtjes së dënimit me burg.

“Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren , dje me datën 20.05.2025 pas disa veprimeve  operativo-hetimore  të policisë për arrestimin e tij, personi i kërkuar G. Sh.  paraqitet  në institucionin përgjegjëse për vuajtjen e dënimit me burg.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT