Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova ekstradon në Suedi të kërkuarin ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Kosova ekstradon në Suedi të kërkuarin ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Policia e Kosovës ka bërë sot ekstradimin e një shtetasi të Kosovës dhe Suedisë, i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.

Sipas njoftimit të Policisë n֝ë Facebook, personi me inicialet E.K. ishte arrestuar në Kosovë pas kërkesës së lëshuar përmes Interpol-it nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Trafikim me narkotikë”.

Ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

“I dyshuarit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”.  Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre suedez”, thotë PK./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT