Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeI jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq tragjikisht në KEK

I jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq tragjikisht në KEK

Mijëra persona janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit Arbenit Ahmetit, të riut nga Mitrovica që humbi jetën sa ishte në punë në KEK.

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në ceremoninë varrimit, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen Ahmeti, transmeton Klankosova.tv

Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve ka bërë që varrezat e qytetit të mbushen me njerëz, ndërsa atmosfera është karakterizuar nga pikëllimi dhe lotët.

Vdekja e papritur e Arbenit ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin mitrovicas, ndërsa mijëra qytetarë janë bërë bashkë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut që humbi jetën duke punuar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT