Një person i pajetë është gjetur në zonën e Çardhakut, në Korçë. Dyshohet se viktima Agim Dejo rezulton i humbur prej 6 muajsh.
Sipas informacioneve paraprake, nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Trupi është transportuar drejt morgut të Spitali i Korçës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të konfirmuar identitetin, shkruan Abcnews.al.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


