Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeI dyshuari ende në arrati

I dyshuari ende në arrati

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodh sot në Skenderaj. Atje raportohet se ka vdekur një person pas të shtënave me armë, raporton Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Avdyl Azizhoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.

Ai ka njoftuar se rasti ka ndodh në shesh të Skenderajt, ndërsa për rastin dyshohet një person.

“Vrasja ka ndodh në shesh të Skenderajt, për rastin është një i dyshuar – ende nuk dihen motivet – sepse edhe ne jemi duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Azizhoxha për Gazetën Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet e saja, i vrarë ka mbetur Ismet Ibishi, ndërsa i dyshuar për rastin është Hisni Ibishi, i cili është në arrati.

Siç ka mësuar Sinjali, thuhet se deri te vrasja erdhi si shkak i një konflikti pronësor dhe se viktima dhe dorasi janë nga fshati Klinë e Ulët.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT