Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në lidhje me ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Ai tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka autorizuar kriminelin, Milan Radojçiq për të zhvilluar planin e ndërhyrjes në zgjedhje.
“Serbia orvatet që vendin tonë të mbajë peng jo vetëm në zhvillimin e brendshëm politik, por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në zgjedhjet e fundit, format e ndërhyrjes kanë ndryshuar për shkak të përmirësimit të dukshëm të gjendjes së sigurisë në katër komunat veriore si rezultat i sundimit të rendit dhe ligjit, luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe mbylljes së strukturave ilegale. Vetë presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo aktor shtetëror e jo shtetëror serb që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim, rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi, Milan Radojçiq, apo njeriu i cili ka marr detyrat nga presidenti i Serbisë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
The post Kurti: Vuçiqi e autorizoi Radojçiqin për të zhvilluar planin e ndërhyrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit appeared first on Klan Kosova.


