Sunday, April 19, 2026
spot_img
HomeLajmeHoxha takohet me Gjuriqin: Shqipëria kërkon dialog dhe njohje të Kosovës

Hoxha takohet me Gjuriqin: Shqipëria kërkon dialog dhe njohje të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me homologun serb, Marko Gjuriq, në margjinat e Antalya Diplomacy Forum 2026.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në qendër të diskutimeve ishte edhe çështja e Kosovës, ku Shqipëria ka rikonfirmuar qëndrimin e saj për mbështetjen e procesit të njohjes.

Ai theksoi se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe drejt stabilitetit afatgjatë në rajon.

Sipas Hoxhës, të dy palët kanë pranuar se ekzistojnë dallime thelbësore në qëndrimet për Kosovën, por bashkëpunimi dhe dialogu mbeten kyç për të ardhmen evropiane të rajonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT