Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier bëri të ditur se me Kurtin folën për përparimin e Kosovës gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’ia mundësonte ShBA-ve të avokojnë në mënyrë më efektive për Kosovën.
“Diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’ia mundësonte Shteteve të Bashkuara që të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Hovenieri, transmeton Klankosova.tv.
Mandati i Hovenierit do të përfundojë në fund të dhjetorit, teksa ka paralajmëruar se pas këtij posti, ai do të pensionohet.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


