Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeHistoria e pasaktë e ekspozitës, të mbijetuarve ua riktheu ditët e kobshme...

Historia e pasaktë e ekspozitës, të mbijetuarve ua riktheu ditët e kobshme (VIDEO)

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Nait Hasani, thotë se përjetimin e asaj dite vazhdon ta ketë dhimbje të përditshme.

E kjo disi iu rëndua edhe më shumë kur pa se në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, thuhej se në Burgun e Dubravës, në mesin e të vrarëve qenë 48 shqiptarë të armatosur, raporton Klan Kosova.

Kjo që ky e pa me sy, e ktheu në ditët e kobshme.

Një tjetër i mbijetuar, potencoi se po të ishte siç është paraqitur në ekspozitë, të burgosurit do ta mbronin veten.

Kjo ekspozitë i lëndoi shumë edhe familjarët e të masakruarve në Krushë të Madhe.

Zbuloni më shumë nga kronika në vijim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT