Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeHelmohen rreth 2 mijë nxënës dhe mësues nga ushqimet falas në shkollat...

Helmohen rreth 2 mijë nxënës dhe mësues nga ushqimet falas në shkollat e Indonezisë

Rreth dy mijë nxënës dhe mësues në Indonezi janë sëmurë gjatë tri ditëve të fundit, në raste të dyshuara të helmimit nga ushqimi që lidhen me programin qeveritar të vakteve falas në shkolla.

Në rastin e fundit, 752 nxënës dhe 25 mësues shfaqën simptoma helmimi pasi konsumuan ushqim në një shkollë të mesme në Lasem, në provincën Java Qendrore.

“Ata kishin diarre dhe përdornin tualetet me radhë. Kemi gjithsej 40 tualete dhe nuk mund t’i përballonin të gjithë”, deklaroi drejtoresha e shkollës, Juhartutik, për BBC News.

Pas incidentit, rreth 1 mijë e 200 nxënës dhe 95 anëtarë të stafit u dërguan në shtëpi, ndërsa disa prej tyre përfunduan në spital. Qeveria ka bërë të ditur se do t’i mbulojë shpenzimet mjekësore.

Një ditë më parë, rreth 730 persona u sëmurën pasi konsumuan vakte të ofruara nga i njëjti program në një shkollë me konvikt islamik në Sidoarjo të Javas Lindore. Raste të tjera janë raportuar edhe në disa shkolla në Tana Toraja të Sulawesit Jugor.

Prindërit dhe mësuesit kanë raportuar se disa prej vakteve përmbanin mish pule të papërgatitur mirë dhe ushqime me erë të pazakontë.

Autoritetet po hetojnë shkakun e helmimeve, ndërsa mostrat e ushqimit janë dërguar për analiza. Drejtuesi i njësisë së shpërndarjes së ushqimit në Lasem ka kërkuar falje dhe ka marrë përgjegjësinë për trajtimin e të prekurve.

Programi “Makan Bergizi Gratis”, një nga politikat kryesore të presidentit Prabowo Subianto, synon përmirësimin e ushqyerjes së nxënësve, por është përballur me kritika për sigurinë e ushqimit, koston dhe dyshimet për korrupsion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT