Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeHelmohen disa protestues pranë deponisë në Sferkë, dërgohen për trajtim në spital

Helmohen disa protestues pranë deponisë në Sferkë, dërgohen për trajtim në spital

Rreth shtatë persona raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit pranë deponisë së mbeturinave në Sferkë të Pejës, ku prej disa ditësh po vazhdon djegia e mbeturinave.

Sipas informacioneve të para, protestuesit kanë shfaqur simptoma të shkaktuara nga tymi dhe ndotja e ajrit, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Situata në deponinë e Sferkës ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë ngritur zërin për ndotjen dhe pasojat shëndetësore që mund të shkaktohen nga djegia e vazhdueshme e mbeturinave.

Protestat dhe reagimet nga qytetarët kanë vazhduar, ndërsa pritet reagim nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT