Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeHelikopteri rus hyri në “megje” për 42 sekonda, Polonia bëri gati “pushkën”

Helikopteri rus hyri në “megje” për 42 sekonda, Polonia bëri gati “pushkën”

Një helikopter ushtarak rus i tipit Mi-8 ka hyrë për pak çaste në hapësirën ajrore të Polonisë, duke ardhur nga enklava ruse e Kaliningradit.

Incidenti është bërë i ditur të mërkurën nga Komanda Operative e Ushtrisë Polake.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social X, helikopteri rus ka qëndruar rreth 42 sekonda brenda hapësirës ajrore polake dhe ka depërtuar afërsisht 300 metra në territorin ajror të vendit.

Pas incidentit, Polonia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, ndërsa forcat dhe mjetet tokësore janë vendosur në gatishmëri.

Komanda Operative polake ka thënë se mënyra e zhvillimit të incidentit ngre dyshime se Rusia mund të jetë duke testuar gatishmërinë e mbrojtjes ajrore të Polonisë.

Kaliningradi është territor rus i ndarë nga pjesa tjetër e Rusisë dhe ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë, të dyja vende anëtare të NATO-s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT