Një 32-vjeçar ka humbur jetën sonte në një aksident trafiku në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:22, ndërsa në të janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Viktima është Z.Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë i Prizrenit.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.
Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, por vetëm ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


