Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit më 7 qershor 2026 për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit.

Në dokument theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës obligohet të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor, në përputhje me ligjin në fuqi.

Caktimi i kësaj date vjen pas konsultimeve që Haxhiu ka zhvilluar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, si dhe me përfaqësues të subjekteve politike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë thirrur pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Presidentin në seancën e mbajtur më 28 prill./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT