Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese dhe seksiste të deputetit të VV-së, Fatos Gecit.
Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh, transmeton Klankosova.tv.
“Unë përveç që i kam tërhequr vërjejten deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo.
“Edhe sot në seancën e Kuvendit do të mbajë qëndrim në seancën e Kuvendit, dhe po ashtu dënoj gjuhën seksiste kundrejt nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh, dhe të goditen gratë deputete”.
Kujtojmë se deputeti Geci uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi që po gjykohet në Hagë, ndërsa ndaj nënkryetares Çitaku përdori gjuhë të rëndë seksiste.
Gjuha seksiste e Gecit ndaj Çitakut, Tahiri: Ajo është frymëzim për të vazhduar përpara


