Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeHasani: Kur shkon në Landovicë i kupton përpjekjet që janë bërë deri...

Hasani: Kur shkon në Landovicë i kupton përpjekjet që janë bërë deri te shpallja e Pavarësisë

I ftuar në DPT te Fidani, ish i burgosuri politik, Nait Hasani tregoi se si e nisi sot ditën festive të Pavarësisë së Kosovës.

Hasani tregoi se sot takuan bashkëluftëtarë, veteranë, politikanë, ushtarë e policë.

“Sot me mëngjes kemi qenë pjesë e kuvendit të Komunës së Prizrenit për festën e Pavarësisë, në ora 10 kemi qenë tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, kemi taku bashkëluftëtarët, veteranë, ish të burgosur, politikanë, ushtarë e policë.

Ai tutje shtoi:“Kemi qenë te ata që e kanë dhënë jetën për këtë vend, kemi qenë që të pakten ditën e sotshme të kemi atë ndjenjën e frymëzimit të shokëve tanë që kanë ra në fushëbeteja”

“Kur shkon e sheh varrin e Tahir Sinanit, Remzije Ademajt, Drinit, dhe 160 dëshmorëve ne Landovicë i kupton përpjekjet që janë bë deri te shpallja e Pavarësisë”, tha Hasani, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT