Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive: Ky është 49-vjeçari i arrestuar për sulmin ndaj inspektorit komunal në Gjakovë

Ekskluzive: Ky është 49-vjeçari i arrestuar për sulmin ndaj inspektorit komunal në Gjakovë

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një rast të sulmit ndaj një inspektori komunal gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Gjakovë.

Sinjali merr vesh se i dyshuar në këtë rast është Driton Xerxa rreth 49-vjeçar, i cili tashmë është ndaluar nga Policia.

Sipas burimeve, incidenti ka ndodhur më 15 maj 2026 rreth orës 11:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, kur inspektorët e shërbimeve publike kishin dalë për një kontroll rutinë në një dyqan.

Sinjali mëson se posa zyrtarët kishin ndaluar pranë lokalit, aty kishte arritur edhe i dyshuari, i cili dyshohet se ka sulmuar inspektorin duke e shtyrë me duar në gjoks dhe duke e përplasur për veturën zyrtare.

Sipas burimeve, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT