Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës

Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij të vrarë, Enver Haradinaj, duke rikujtuar dhimbjen që, sipas tij, nuk u ndal as pas luftës.

Në një postim emocionues, ai theksoi se humbjet e mëdha vazhdojnë të mbeten të freskëta për shumë familje shqiptare.

“Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës. Shumë shqiptarë të zotë u ndanë nga ne, i kujtojmë përjetë. Të kujtojmë përjetë, vëlla Enver”, shkroi Haradinaj.

Enver Haradinaj u vra në prill të vitit 2005, në moshën 24-vjeçare, në fshatin Raushiq.

Atentati ndaj tij ndodhi në kohën kur ai ishte duke lëvizur me veturë në këtë fshat.

Në momentin kur ndodhi ky rast tragjik, si Ramush Haradinaj ashtu edhe Daut Haradinaj ndodheshin në burg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT