Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një kërkesë për organizimin e një ceremonie përkujtimore dhe nderim institucional për ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel.
Sipas Haradinajt, Engel ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të pavarësisë së saj në SHBA.
Ai theksoi se nderimi i miqve ndërkombëtarë është detyrim institucional dhe shenjë mirënjohjeje për rolin e tyre historik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


