Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Historia ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e...

Haradinaj: Historia ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 8 Marsin, Ditën e Gruas.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se historia ka treguar që gruaja shqiptare qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave, transmeton Klankosova.tv.

“Historia jonë ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave. Përparimi i pozitës së gruas në shoqërinë tonë është një arritje e rëndësishme, por ende mbetet punë për të bërë. Është përgjegjësi e përbashkët që të angazhohemi për një shoqëri ku gratë gëzojnë barazi të plotë dhe mundësi të drejta. Urime 8 Marsin”, ka shkruar Haradinaj.

The post Haradinaj: Historia ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT