Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Aleanca është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin

Haradinaj: Aleanca është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Haradinaj i ka falënderuar për përkrahjen votuesit.

“E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht”, tha ai.

“Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës. Kosovë, paç ditë të bardha përpara!”, theksoi Haradinaj.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, AAK-NISMA me partnerët e tjerë të koalicionit, ka arritur të marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind.

Thënë ndryshe ky grupacion politik, do t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës./ Klankosova.tv

The post Haradinaj: Aleanca është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT