Rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë është rikthyer në funksion për qarkullimin e automjeteve, pasi kanë përfunduar punimet infrastrukturore të realizuara nga Komuna e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se rruga tashmë është e hapur për qytetarët.
“U kry. Lëshohet për qarkullim rruga ‘Fehmi Lladrovci’”, ka shkruar ai.
Ky segment ishte mbyllur përkohësisht për shkak të punimeve të zhvilluara nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.
Me përfundimin e punimeve, qarkullimi në këtë aks rrugor është normalizuar, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe banorëve të zonës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


