Thursday, July 9, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza i përgjigjet ftesës së Kurtit: Nesër në orën 09:00

Hamza i përgjigjet ftesës së Kurtit: Nesër në orën 09:00

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit sot u dërgoi ftesë tri partive politike.

Pas mbledhjes së PDK-së, Hamza tha se është i gatshëm për takim nesër nga ora 09:00, transmeton Klankosova.tv.

“Po flasim për krijimin e institucioneve të vendit. Kosova po përballet me vakum institucional dhe kjo mungesë e stabilitetit po e dëmton vendin. Prandaj, duke e ditur seriozitetin e situatës, mendoj se secili prej nesh duhet të sillet në atë mënyrë. Ftesa duhet të dërgohet ashtu siç e kërkon rendi, nga kryetari që ka më së shumti ulëse në Kuvend. Ftesa për takim është për sot në orën 17:00. Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Nuk jam kundër takimeve. Para se të flasim për pozita, janë më të rëndësishme prioritetet dhe adresimi i sfidave që i ka Kosova. Nëse nuk dakordohemi për këto, unë ia ktheva shkresën që PDK-ja të takohet në orën 09:00 nesër”, tha Hamza./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT