Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza flet për premtimin e pagave: Po, duhet me i rritë –...

Hamza flet për premtimin e pagave: Po, duhet me i rritë – është përkeqësu standardi i jetesës së qytetarit

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është rikthyer tek njëri prej premtimeve më të komentuara gjatë fushatës, atë të rritjes së pagave.

Ai foli në Rubikon për rritjen e pagave, të cilën çështje tha se do të ndodhë meqë qytetarët po përballen me çmime të larta, transmeton klankosova.tv.

”Nëse kemi thënë me i rritë pagat, poo, duhet me i rritë pagat”.

”Për shkak se çmimet kanë lëvizë lartë, inflacioni ka shku shumë lartë ndërsa pagat dhe të ardhurat kanë ngelë njëjtë – është përkeqësu standardi i jetesës së qytetarëve”.

”Është mirë çdo para që ua jep qytetarëve të Kosovës, t’ua japësh me ligj në mënyrë transparente, e jo t’i marrin sot e mos ta dijnë kur i marrin herën tjetër”.

 

 

The post Hamza flet për premtimin e pagave: Po, duhet me i rritë – është përkeqësu standardi i jetesës së qytetarit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT