Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza: Askush në listën e PDK-së nuk ka aktakuzë (VIDEO)

Hamza: Askush në listën e PDK-së nuk ka aktakuzë (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për  kryeministër, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza është shprehur se askush në atë listë nuk ka aktakuzë dhe sipas tij në lidhje me këtë, është një standard që është mirë të vendoset.

“Që në listën e Partisë Demokratike të Kosovës mos të ketë njerëz me aktakuza. Unë nuk e paragjykoj vendimin e gjykatave, e respektoj, e di rezymimin e pafajësisë, por megjithatë me aktakuza në listë mendoj që është një standard që është mirë me u vendos dhe tek ne asnjë nuk është që ka aktakuzë në listën e kandidatëve për deputetë”, u shpreh Hamza./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT