Saturday, June 6, 2026
spot_img
HomeLajmeHajra: Rikthimi i Vjosa Osmanit zgjoi entuziazmin e qytetarëve (VIDEO)

Hajra: Rikthimi i Vjosa Osmanit zgjoi entuziazmin e qytetarëve (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Naim Hajra i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se beson që konfiguracioni politik do të ndryshojë në Kosovë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Hajra deklaroi se është i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës do të rritet, raporton klankosova.tv.

“Jam absolutisht i sigurt, jashtëzakonisht i sigurt që parametrat politikë do të ndryshojnë. Ne nuk do ta kemi më një parti që do të ketë mundësi ta bëjë Qeverinë vetë, kjo është më se e sigurt. Do të stabilizohet konfiguracioni politik. Synimet tona janë të qarta, LDK do të rritet, patjetër do të rritet, do të rritet mjaftueshëm që të jetë faktor determinues politik që t’i japë Kosovës qeveri shumë stabile, qeveri e cila punon”, tha Hajra.

Ai shtoi se LDK tashmë ka emëruar dy kandidaturat e saj për dy funksionet e rëndësishme shtetërore, si kandidatin për kryeministër dhe për presidente.

“Ne e kemi ofruar kandidaturën e Abdixhikut dhe Osmanit për dy funksione kryesore shtetërore, meqë ne si shoqëri me sa po shihet nuk kemi mundësi me ndërru Kushtetutën dhe presidenti me u zgjedh nga populli. Është një formë tjetër që besoj se do duhej me praktiku herave tjera, meqë ka insistim te pushteti aktual që presidenti me qenë politik, megjithëse kishte dakordancë të të gjithëve që me u ulë dhe me zgjedh një president që nuk është partiak”, vazhdoi ai.

Në fund, Hajra tha se rikthimi i Vjosa Osmani në LDK ka zgjuar entuziazëm të jashtëzakonshëm te qytetarët.

“Efekti i rikthimit të Osmanit në LDK është i jashtëzakonshëm. Po ta them me bindje që ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Njerëz të LDK-së e kanë kuptuar që LDK duhet të jetë një parti e fortë, sepse vetëm kështu ne sigurohemi që Kosova të ketë siguri institucionale e cila viteve të fundit është goditur me të madhe”, shtoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT