Një rast i një vjedhje të rëndë është raportuar në Mitrovicë të Veriut.
Korrespodenti i Klan Kosova, Urall Boshnjaku tha se një qytetar ka raportuar vjedhje të gjësendeve shtëpiake në një kontenjer që përdorej si depo, transmeton klankosova.tv.
“Në Mitrovicë u raportua një rast në stacionin e Mitrovicës në Veriut, ku një banor ka raportuar se në njo kontenjer që e kishte pranë shtëpisë së tij pa se xhami ishte i thyer. Kontenjeri nuk ishte kapur me shtëpinë, por po përdorej si depo familjare për ti lënë gjësendet e shtëpisë. Sipas ankuesit kur e kishte parë depon dy ditë më parë gjithçka kishte qenë në rregull, por pas dy ditësh kur kishte shkuar për të kontrolluar diçka ai ka vërejtur se xhami ishte i thyer dhe se nga brenda mungonin gjësende shtëpiake. Rasti më pas me urdhër të prokurorit është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit”, tha ai.


