Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajme‘Hajde folim’ në Viti, Abdixhiku e Osmani takojnë qytetarët: Sa shumë interesim...

‘Hajde folim’ në Viti, Abdixhiku e Osmani takojnë qytetarët: Sa shumë interesim e debat

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Viti në kuadër të platformës “HAJDE FOLIM”, ku u diskutua për shqetësimet dhe pritjet e qytetarëve për të ardhmen e vendit.

Në këtë bashkëbisedim të hapur, qytetarë të shumtë ndanë mendimet e tyre për sfidat e përditshme, zhgënjimet me gjendjen aktuale, por edhe shpresën për ndryshim dhe zhvillim më të mirë të Kosovës.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke vlerësuar se politika merr kuptim vetëm atëherë kur dëgjon zërin e njerëzve.

“Biseda të hapura, pa filtra, ballë për ballë. Sepse politika ka kuptim vetëm kur dëgjon”, është shprehur ai gjatë takimit.

Në fund, Abdixhiku falënderoi qytetarët e Vitisë për mikpritjen dhe pjesëmarrjen e madhe në këtë aktivitet.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT