Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë urime të shumta për ditëlindje, ndërsa një prej tyre ka ardhur në një mënyrë të veçantë nga grupi i kërcimit NiuDance.
Grupi nga Gana ka publikuar në Instagram një video ku anëtarët shfaqen duke vallëzuar dhe duke ia dedikuar performancën artistes shqiptare.
“Happy birthday Dua Lipa”, shkruhet në përshkrimin e videos, ku është etiketuar edhe vetë këngëtarja.
Performanca energjike ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.
NiuDance është grup kërcimtarësh nga Gana, i njohur për koreografitë dhe videot virale, përmes të cilave shpesh u kushton performanca figurave të njohura dhe rasteve festive.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


