Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajmeGruaja raporton se u ofendua nga bashkëshorti në Rahovec, Policia nis hetimet

Gruaja raporton se u ofendua nga bashkëshorti në Rahovec, Policia nis hetimet

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku një grua ka deklaruar se është ofenduar nga bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës 10:00.

Viktima ka deklaruar në Polici se derisa po përgatiste ushqimin e mëngjesit, bashkëshorti i saj dyshohet se e kishte ofenduar disa herë me fjalë fyese.

I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet, duke deklaruar se mosmarrëveshjet në familje lidhen me vështirësi financiare.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT