Granit Xhaka është vlerësuar me çmimin “Lojtari i Vitit” te skuadra angleze Sunderland, pas një sezoni të suksesshëm në Premierligë.
Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare ka qenë një nga lojtarët kyç në repartin e mesfushës, duke kontribuar me paraqitje të rëndësishme në sezonin e parë të klubit pas promovimit nga Championship.
Në këtë edicion, Xhaka ka regjistruar 1 gol dhe 6 asistime, ndërsa Sunderland ka tejkaluar pritshmëritë duke grumbulluar 47 pikë në 35 ndeshje dhe duke u renditur në mesin e tabelës së Premierligës.
Pas marrjes së çmimit, Xhaka reagoi në rrjetet sociale duke theksuar se vendimi për t’u transferuar te Sunderland ishte i bazuar në besimin ndaj projektit të klubit, pavarësisht dyshimeve fillestare.
Ai falënderoi tifozët për mbështetjen dhe përkrahjen që nga dita e parë, duke thënë se ndihet krenar dhe i motivuar për të vazhduar më tutje me klubin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Vitit” te Sunderland – mesfushori reagon: “I besova vizionit të klubit” appeared first on Sinjali.


