Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeGoditi babain me sëpatë në Deçan, Prokuroria ngre aktakuzë për tentim vrasjeje

Goditi babain me sëpatë në Deçan, Prokuroria ngre aktakuzë për tentim vrasjeje

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet K.M., për veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur më 5 shkurt 2026 në fshatin Isniq të Deçanit, ku i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje verbale me babain e tij, dyshohet se e ka sulmuar atë me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime në dorë dhe në kokë.

Prokuroria ka bërë të ditur se i pandehuri ka vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, ndërsa me këto veprime dyshohet se ka përmbushur elementet e veprës penale.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT